Gjithçka që duhet për klishe flexo

Nga kontrolli teknik i dizajnit deri në pllakën finale, shërbimet tona mbulojnë hapat kryesorë që e bëjnë printimin më të pastër dhe më të parashikueshëm.

Shërbime për ambalazh, etiketa dhe print flexo

Përgatitje dizajni

Kontroll i dokumenteve, ndarja e ngjyrave, pastrimi i elementeve dhe përgatitja e fileve për ekspozim.

Ekspozim klisheje

Transferim i imazhit në fotopolimer me fokus në kontrast, reliev dhe qartësi të detajeve.

Finisazh i pllakës

Larje, tharje, prerje dhe përgatitje për montim sipas kërkesës së punës.

Kontroll cilësie

Verifikim i zonës së imazhit, pikave kritike, vijave të holla dhe pastërtisë së pllakës.

Këshillim teknik

Ndihmë për zgjedhjen e mënyrës së përgatitjes, sidomos kur puna ka detaje të vogla ose regjistrim të ndjeshëm.

Dorëzim i organizuar

Planifikim i qartë për afate dhe komunikim direkt për statusin e porosisë.